Miley Cyrus iu përgjigj pyetjes që ja kemi bërë të gjithë vetes të paktën një herë. Nëse do t’ju jepej mundësia, kë personazh të famshëm do të puthnit?
Nëse ju i përgjigjeni në heshtje apo ja tregoni shoqes së ngushtë, Miley tha një emër me zë të lartë që mesazhi të shkojë në vendin e duhur. Në fakt, pyetja për të ishte më specifike, duke qenë se i duhej të zgjidhte mes dy personazheve të famshëm: Justin Bieber dhe Harry Styles. Kë do të puthte mes të dyve?
Pa u menduar shumë këngëtarja tha menjëherë emrin e Harry-it për një arsye të thjeshtë.
“Kam një jetë që njihem me Justin Bieber, është si një familje për mua. Harry Styles, është shumë king!”
Në fakt, është shumë e dukshme që Harry është i lezetshëm dhe përveç kësaj, është opsion më i sigurt se Justin Bieber a.k.a burri i Hailey Bieber.
“Ne kemi shije të njëjta. Do të bënte sens nëse ndanim një garderobë apo një jetë bashkë.”- vazhdoi me shaka Cyrus.
Nëse një ditë nga këto dëgjojmë që i dashuri i ri i Miley-it është Harry Styles, s’ka asgjë për t’u habitur. Janë bërë për njëri-tjetrin, por thjesht s’ka ardhur momenti i duhur!