Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj i është bashkuar personazheve të njohur që janë solidarizuar me gjendjen e trishtë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike në emisionin “NIN”, Emina ka bërë me dije se do të dhurojë 10 mijë dollarë. Duke mos mbajtur dot lotët, Emina gjithashtu premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri.
Cunmulaj është munduar gjithnjë t’i vijë në ndihmë familjeve shqiptare në nevojë. Risjellim në vëmendje se modelja është e martuar me biznesmenin izraelit Sam Nazarian, me të cilin ka edhe dy vajza.