Aktualitet

Mes polemikash, konfirmohen në detyrë gjyqtarët Shirka dhe Kalaja





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 08/11/19 |
mapo.al

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja ka kaluar me sukses Vetingun, pavarësisht dyshimeve që u ngritën në seancën dëgjimore për ‘trajtim preferencial” të bashkëshortes dhe babait të tij.


Procesi i vetingut për gjyqtarin Kalaja u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Firdes Shuli. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.



Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni identifikoi probleme vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Kalaja u vlerësua pozitivisht.


Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 13 vitesh.

***

Gjithashtu, sot është konfirmuar në detyrë edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Trupa gjyqësore përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm John Leonardo.

Komisioni bëri me dije se e kishte përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Shirka në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas