Brazilianët janë në faqet e para të shtypit të Barcelonës këtë të shtunë korriku.
“Neymal” është mesazhi helmues i “Mundo Deportivo” për ish-idhullin e Barçës, pas eliminimit të tij dhe Brazilit nga Kupa e Botës që në çerekfinale, kundër Beligjikës, në Kazan.
Neymar, i cili nuk ishte në gjendje të bënte ndryshimin për të tijtë, tani mbetet vetëm të dijë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Katalanasja “Sport”, nga ana tjetër, zgjedh Arthur dhe konfirmimin nga Brazili se ai do të jetë një lojtar i Barcelonës. “Unë përmbush një ëndërr”, – tha ai në Porto Alegre, para se të fluturonte për në Barcelonë.
Largimi i mundshëm i Paulinho, gjithashtu, zë një pjesë të faqeve të para. Ndërkohë, “L’Esportiu” ia kushton faqen e parë Kupës së Botës dhe kualifikimit të trajnerit nga Katalonja, Roberto Martínez, me titullin: “Drejtësia Belge”./TeleSport