fbpx

Kronika

‘Mesazh’ nga Aldo Bare? Kush është Saimir Taullahu që donin ta ‘këpusnin’…





               Publikuar në : 21:43 - 25/11/18 |
mapo.al

Të shtëna me armë u regjistruan në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e djeshme, ku është qëlluar ndaj lokalit të Saimir Taullahut.


Në njoftimin e policisë thuhet: “Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje. Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve. Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar”.


Saimir Taullahu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë në burg së bashku me Laert Haxhiun, personin që kreu atentatin ndaj nipit të ish kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bares.

Më tetor të vitit të kaluar në Lushnjë ndodhi një masakër, ku i dyshuari Laert Haxhiu qëlloi mbi dy prej miqve të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Breshëritë e Kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifindhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

Dyshimet  e deritanishme flasin për një kundërpërgjigje të bandave ndaj Laert Haxhiut, pasi rezulton se ky i fundit së bashku me Saimri Tahullaunbashkëpunojnë prej kohësh. Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë./JOQ.al/

Laert Haxhiu


Etiketa: , , ,

Pas