Në një intervistë për Real Story, në neës 24, Ministri në ikje, Sandër Lleshaj, ka lëshuar disa mesazhe të koduara, që po ti përkthesh si duhet, janë shigjeta për ambjetin politik të mazhorancës dhe paraardhësve.
Lleshaj ka pranuar se intrigat ekzistojnë dhe lufta e brendshme.
Ai tha se ndërkohë, e ka vetinë për të duruar presionin.
I mungon ai sensor që mund ta trazonte, t’i prishte qetësinë.
Ai tha se për postin që ai kishte, shumë njerëz janë gati të luftojnë, duke nënkuptuar kësisoj, rivalitetet e brendshme.
Por, shigjeta më e helmët e Lleshajt, duket se vjen për paraardhësit e tij, brenda rilindjes.
Kështu, ai u shpreh se ndryshe nga ata para tij, që kanë ikur për arsye personale që lidheshin me ta, në rastin e tij, ai nuk kishte asnjë arsye të këtillë. Pra, ai iku për asgjë.