Preasidenti Ilir Meta përshëndet angazhimin e përsëritur të kancelares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në një postim në Facebook, Meta thotë se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë.
Kancelarja gjermane në takimin me Ramën në Berlin vlerësoi se është shumë e rëndësishme arritja e dakordësisë mes vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian në mars për hapjen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi
Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë! 🇦🇱🤝🇩🇪
LEXO EDHE:
Merkel pret Ramën në takim: Në Samitin e marsit do kërkoj çeljen e negociatave
Rama konferencë me Merkel: Rindërtimi pas tërmetit, përtej mundësive tona