Gruaja e Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë për një vizitë në Shkodër, ku është ndalur edhe në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”.
Drejtoresha Jasmina Dinaj ka vënë në dijeni mësueset, duke ju thënë se duhet të jenë në shkollë deri në orën 14:00 pasi ka ardhur Linda Rama dhe mund të dojë t’ju takojë.
Mesazhet e drejtoreshës kanë rrjedhur online. Aty shihet qartë tensioni i saj dhe kërcënimi për mësueset që duket se nuk kanë mbërritur në kabinetin pedagogjik.
Drejtoresha shkruan: Seriozisht e keni që më vendosni në këtë pozitë? Është gruaja e Kryeministrit dhe ju s’keni ardhur??? Është e pafalshme!”.
Këto SMS janë publikuar nga ish-deputeti i PD në Shkodër, Bardh Spahia i cili shkruan se shkolla është jo vetëm në shërbim të Kryeministrit Rama por edhe të Zonjës së tij.