Aktualitet

Mesazhi i Bashës për Ditën e Dëshmorëve: Të reflektojmë vlerat e vërteta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 05/05/20 |
mapo.al

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, kreu i PD-së Lulzim Basha, e cilëson Ditën e Dëshmorëve, si ditën që duhet të reflektojmë vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë.


Postimi i Bashës:


Sot nderojmë me mirënjohje të thellë kombëtare dëshmorët tanë që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi.


Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.


Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Etiketa: , ,

Pas