Aktualitet

Mesazhi i Berishës: Sot nisim foltoren për një PD më të fortë dhe më të hapur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar se sot ai do të nisë foltoren me demokratët, siç shprehet ai për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.






“Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.








Takimi i parë i Berishës me mbështetësit e tij do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e hotel Rogner në Tiranë.



Berisha ka nisur një lëvizje brenda PD pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat me vendim të Lulzim Bashës, javën e kaluar. Vendimi i Bashës erdhi me kërkesë të SHBA, ku Sekretari i Shtetit Antony Blinken, e shpalli ish-kryeministrin non grata në datën 19 maj.

Lexo edhe :  Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Vendim i detyruar për të ardhmen e PD


Duke e konsideruar të padrejtë vendimin e DASH dhe përjashtimin nga Basha, Berisha thotë se lëvizja e tij ka për qëllim të rikthejë PD-në te vlerat për të cilat u themelua kjo forcë politike 31 vjet më parë, ndërsa akuzon lidershipin demokrat Lulzim Basha për pazare me kryeministrin Edi Rama.

Berisha gjithashtu bën përgjegjës Bashën për humbjet elektorale, duke shtuar se ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

12


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas