Aktualitet

Mesazhi i Metës: Patriotizmi më i madh, mbajtja e të rinjve në trojet tona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 22/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, shprehet se sfida më e madhe që ka sot Shqipëria, është dëshmimi i patriotizmit të vërtetë dhe respektimi i të parëve.



Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se gjithçka nis nga të rinjtë, duke i edukuar me vlerat më të mira, dhe duke iu rikthyer shpresën, teksa iu krijohen mundësitë për punësim dhe të ardhme të sigurt.


Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:



Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.


Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.


T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.

Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas