Aktualitet

Mesazhi i ministrave gjermanë: Europa e bashkuar përballë pandemisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:40 - 07/04/20 |
mapo.al

Nga Heiko Maas dhe Olaf Scholz


Ky virus nuk njeh kufij, as ngjyrë lëkure e as kombësi. Ne me dhimbje të thellë jemi pranë qytetarëve nga Bergamo, Madridi, Strasburgu dhe shumë qytete të tjera në Itali, në Spanjë dhe Francë. Lufta heroike e personelit mjekësor për mbijetesën e pacientëve na frymëzon thellë. Pandemia Covid-19 përbën sfidën më të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike të vendeve evropiane, që nga krijimi i Bashkimit Evropian.


E vërteta e kësaj pandemie të tmerrshme është gjithashtu se Evropa në fillimet e saj nuk ishte mjaftueshmërisht e përgatitur të merrej me të gjithë aspektet e krizës dhe nuk pati menjëherë një përgjigje evropiane bindëse për të gjitha problemet e saj. Tani është vendimtare që ne të sillemi me një frymë solidariteti, të japim një përgjigje evropiane në tërësi. Secili prej vendeve tona do të dalë më i fortë nga kjo krizë, nëse Evropa e kapërcen atë me forcë dhe unitet.


Mbrojtja e njerëzve – përparësia kryesore


Mbrojtja e qytetarëve është përparësia kryesore për të gjithë ne në Bashkimin Evropian. Nevoja për ndihmë është e qartë. Prandaj, ne po përdorim kapacitetet e disponueshme në Gjermania që të marrin pacientët në gjendje kritike në kujdes intensiv nga spitalet italiane dhe franceze, ose të japim ndihmë në Spanjë duke dërguar atje mjekë gjermanë.

Ne kemi dërguar pajisje mjekësore dhe respiratorë në Itali. Ne evakuuam me aeroplanë gjermanë mijëra turistë evropianë nga vendet e tjera, ku trajtimi shëndetësor shpesh nuk është aq i mirë sa në Evropë. Në mënyrë që të ngadalësohet përhapja e virusit, pothuajse në të gjitha vendet e BE-së ka kufizime masive për qytetarët.

Në shumë vende, jeta publike pothuajse është ndalur për të shmangur infeksionet. Këto masa janë të drejta. Ata megjithatë kanë implikime të thella në ekonomitë tona. Kur dyqani afër mbyllet dhe fabrikat duhet të ndalojnë përkohësisht prodhim, e atëherë miliona gra e burra evropianë janë në frikë për punën e tyre, për biznesin e tyre, për ekzistencën e tyre. Shtetet anëtare të BE-së kanë fuqinë financiare për të reaguar ndaj kësaj krize ekonomike për të cilën ata nuk janë përgjegjës.

Të mbrojmë punësimin dhe bizneset

Pothuajse të gjithë tashmë kanë zbatuar programe ndihme për të mbrojtur punësimin dhe bizneset. Në asnjë kohë, shuma aq të mëdha nuk janë hedhur brenda të gjitha vendet për t’u dhënë korporatave dhe bizneseve, kredi kalimtare për të cilat ata kanë nevojë urgjente dhe për të ndihmuar qytetarët në një mënyrë jo burokratike. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Etërit themelues të Evropës e dinin që solidariteti evropian nuk është rrugë me një drejtim, por është sigurimi i jetës së të gjithë kontinentit tonë. Është kjo fryma historike që duhet të përdorim në këtë krizë. Ne kemi nevojë për sinjale të qarta solidariteti evropian përballë pandemisë Covid 19. Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj.

Ndihmë e shpejtë dhe e synuar

Misioni i përbashkët i BE tani konsiston në plotësimin e programeve ekzistuese, për të mbushur boshllëqet dhe në vendosjen e një rrjeti sigurie për të gjitha ata vende të BE-së që kanë kanë nevojë për më shumë ndihmë. Brukseli tashmë ka një Pakt Stabiliteti të fortë si dhe rregullat e ndihmës shtetërore. Duke njoftuar nisjen i një programi të ri të riblerjës së borxhit publik dhe privat, Banka Qendrore Evropiane a ndihmoi stabilizimin e tregut financiar. Disa miliardë më shumë nga fondet speciale të buxhetit të BE janë paguar si ndihmë financiare për shtetet anëtare të interesuara.

Tani duhet të shkojmë shumë më larg: vendet më të prekura nga kriza e koronavirusit tani duhet të jenë të stabilizuara financiarisht shumë shpejt dhe në masën e nevojshme. Ashtu si SHBA që veproi shpejt edhe Evropa, së bashku ka mjaftueshme para për të gjitha shtetet e BE, për të mos i lënë vendet e punës nuk dorë të gjendjes shpirtërore të spekulatorëve.

Duke vepruar kështu, mjetet financiare nuk mund të mos i nënshtrohen kushteve të nevojshme që të arrijnë në destinacionin e duhur dhe që të gjenerojë një trajtim të barabartë të vendeve të ndryshme anëtarë.

Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES) tashmë u ofron vendeve të eurozonës mundësinë e rritjes së kapitaleve në kushte të njëjta e të favorshme. Për Franca, kjo do të thotë një kontribut në para prej 54 miliardë euro.

Këto burime duhet të jenë në gjendje të përdoren për të gjitha shpenzimet e domosdoshme në luftën kundër koronavirusit. Ajo që duhet sot nuk është kontrolli nga komisioni apo programet e reformave për një vend, por ndihma e shpejtë dhe e shënjestruar. Këtë pikërisht e bën MES, nëse ne e zhvillojmë me mençuri.

Fondi Evropian i Garancisë

Përveç kësaj, ne ofrojmë një fond garancie pan-evropiane për kredi që do ta lejojnë Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) të ushqejë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me likuiditet.

Kjo lejon garanci financiare të sigurta, afatgjata edhe për kredi të reja që mund të merren nga bankat tregtare apo ata të zhvillimit në nivel kombëtar. Projekti SURE (Mbështetje për Zbutjen e Rreziqeve të Papunësisë në raste urgjente) i cili sapo është marrë përsipër nga Komisioni Evropian do të lejojë për të ndihmuar financiarisht vendet e BE, siç bëhet me rregulloret e papunësisë së pjesshme në Gjermani, për të mbështetur e ndihmuar kompanitë në mënyrë që ata të mbajnë punonjësit e tyre pavarësisht rënies të ekonomisë.

Në fund të fundit, një herë ne do ta kapërcyejmë krizën, më pas ta rivendosim ekonominë e Evropës në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritjes. Në këtë kontekst, ne, Anëtarët e BE-së, duhet të veprojnë së bashku, në një frymë solidariteti evropian dhe të bashkojmë forcat për të forcuar vetë Bashkimin Evropian. Të gjithë ne, përfshirë Gjermaninë, do ta kemi parasyshë këtë në negociatat mbi kornizën financiare shumëvjeçare që do të përcaktohet në buxhetin e BE-së për 7 vitet e ardhshme.

Fati i Përbashkët

E gjithë kjo përfshin përpjekje financiare e rëndësishme nga të gjithë ne. Është e qartë dhe e sigurt që së bashku mundemi ta kapërcejmë këtë krizë historike. Edhe më e qartë është se: nëse Evropa ecën përpara në drejtimin e duhur, BE, fati jonë I përbashkët, do të dalë më i fortë nga kriza. Le të jemi të bashkuar – për Evropën, kundër virusit. /Les Echos

Heiko Maas, Ministër i Punëve të Jashtme, Gjermani.

Olaf Scholz zv.kancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave.

/Përktheu: Mapo.al/

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas