Editorial

Mesazhi i qartë, asnjë ndryshim pa PD





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:13 - 23/07/20 |
Mapo.al

Reagimi i ndërkombëtarëve pas miratimit në Parlament të Kodit të ri Zgjedhor, pra pas ratifikimit të marrëveshjes politike të 5 Qershorit, nuk është aq sa ngjan në dukje, festiv, ceremonial.


Të mbërritura në një orë, mesazhet e qendrave më të rëndësishme të botës, në thelb i kanë lënë Edi Ramës një detyrë të qartë. Asnjë ndryshim tjetër, pa dakordësinë e PD.


SHBA, BE, Londra, Berlini, e thonë copë. Çdo lëvizje tjetër duhet bërë sipas frymës dhe modelit të 5 Qershorit. Çdo ndërhyrje e re elektorale pra, duhet bërë me konsensusin e PD.


Më haptas se kaq, ata nuk mund të shprehen. Krejt bota po i thotë Edi Ramës, hiq dorë nga amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, me kujtimgjuzërinë e Kuvendit.


Ky i sotmi është rreshtimi më i dukshëm i partnerëve në krah të PD dhe kundër tentativës së Edi Ramës për të prishur paktin e 5 Qershorit një javë më pas.

Kundër përpjekjeve për të ndikuar zgjedhjet e ardhshme, për të ndërhyrë në votën e vitit 2021 me makinacione e dhunën e kartonave të pushtetit.

Opozita dhe PD duket se e morën shpërblimin për kthimin në sistem, kur vendosën me 14 janar të tregojnë vullnetin e qartë politik duke u ulur në tryezë, një objektiv që i qendruan deri në fund.

Rama pa dyshim mund të vijojë me kursin e 31 korrikut, por nëse e çon deri në fund atë skemë të njëanshme e pa konsensus, ai prodhon që tani zgjedhje të kontestuara, që nuk do të njihen dhe tashmë kostot do ti mbajë vetëm ai. Dhe me të tilla zgjedhje, bie menjëherë integrimi. Në dritën e prozhektorëve është ai, si i vetmi përgjegjës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas