Simboli i “Shqiponjës” duket se nuk e pengon për asnjë moment lojtarin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën. Ai së bashku bashkëshorten e tij kanë shfrytëzuar një darkë për festën e flamurit, për të përshëndetur shqiptarët në ditën Kombëtare të Pavarësisë.
Edhe pse festa e tij me shqiponjë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në ndeshjen ndaj Serbisë shkaktoi tensione mes palëve, ku dhe kosovari u “zotua” se, nuk do ta bënte më, ai përsëri nuk heq dorë nga “vesi” i të qenit shqiptar.
Media prestigjioze britanike, “The Sun” shkruan se, gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik. Sipas saj, gjesti i lojtarit të arsenalit është një veprim nacionalist, i cili lidhet me shqiponjën dy krenare në flamurin Kombëtar të Shqipërisë.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bashkë me bashkëshorten, Leonita, kanë shpërndarë foton duke kryqëzuar gishtat në rrjetin social “Instagram”.