Kryesore

Mesazhi i Yuri Kim: Ju jeni ata që sillni ndryshimin, mbroni të drejtat tuaja







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 18/10/20 |
mapo.al

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik mesazhin e ambasadores Yuri Kim gjatë një bashkëbisedimi mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike.


Sipas ambasadores, të rinjtë janë ata që sjellin ndryshimin dhe duhet të mbrojnë të drejtat e tyre.


“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë“, tha Ambasadorja Yuri Kim.



Ambasadorja e ka bërë këtë deklaratë gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania.


“Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri“, bën të ditur Ambasada Amerikane.



Etiketa: ,

Pas