Aktualitet

Mesazhi i Yuri Kim: Lufta kundër koronavirusit në Shqipëri s’ka mbaruar ende








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:39 - 10/07/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për ndërgjegjësimin për situatën nga COVID-19.



Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj znj. Kim.





Në mesazhin e saj ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.



Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Lexo edhe :  Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e GjK: Keni në dorë shtetin e së drejtës

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas