Aktualitet

Mesazhi ngushëllues i Messit për legjendën Maradona: Je i përjetshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 25/11/20 |
mapo.al

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Diego Armando Maradonën, legjendën argjentinase të futbollit botëror që sot u nda nga jeta.



Shpesh e kanë krahasuar me të, shpesh e kanë cilësuar si pasardhës të tij, por Messi në fund e quan Maradonën të përjetshëm.


Ai thotë se Maradona po na lë sot, por nuk largohet. Më tej Messi thekson se i mban të gjitha momentet e bukura me Maradonën të cilin ka pasur fatin ta ketë edhe trajner.



STATUSI NGA LIONEL MESSI



Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.


Unë i mbaj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas