Aktualitet

Mesazhi për Falconen/ Ambasadori i Italisë falenderon Lulzim Bashën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:03 - 23/05/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha përkujtoi ditën e sotme 28-vjetorin e ekzekutimit mafioz të magjistratit italian Giovanni Falcone.


Kryedemokrati Basha përmes një statusi në Twitter, shkruante se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.


Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Por mesazhi i Bashës është shpërndarë edhe nga ambasadori italian në Tiranë, i cili falenderon kreun e opozitës për mesazhin.


Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi gjyqtarin Falcone, një hero italian”, shkruan ambasadori Fabrizio Bucci.


Etiketa: , , ,

Pas