Po luhet sfida emocionuese mes Partizanit dhe Tiranës në ‘Air Albania’. Golat në pjesën e parë nuk munguan, ashtu siç nuk munguan edhe koreografitë e tifozerive respektive, nga tymueset, flakadanët e thirrjet ‘Rama ik’.
Në radhët e tifozëve bardheblu, është vënë re një banderolë e madhe me një mesazh “pikant” për Shqipërinë dhe Kosovën.
Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi
Lot për kë iku e mes nesh s’qendroi
Po dhimbja e fortë na dha pakëz “Liri”
Sërish e tregut Kosovën – Shqipni”