Editorial

Mesazhi që nuk ngjit i Sandër Lleshit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 02/07/20 |
Mapo.al

Ministri i Brendshëm prej disa javësh, po përsërit thuajse çdo ditë një mesazh për të rinjtë. Ndoshta nisur nga ideja që duhet emetuar të paktën 17 herë, sipas një rregulli të PR, që të jetë efektiv. Këtë bëri edhe sot në Parlament.


Ai thotë; Mos mendoni pasurimin e shpejtë me krim dhe trafiqe, sepse ajo pasuri që vendosni, një ditë do t’iu bllokohet. Ai thotë; Nuk është ky modeli që duhet të ndiqni. Ai thotë; Merruni me punë të ndershme.


Një qendrim gati apostolik, i paqortueshëm.


Problemi qendron tek rrethanat, tek konteksti, tek sfondi pjesë e të cilit është edhe Ministri.


Të rinjtë këtu kanë dëgjuar boll fjalime.

Problemi është çfarë ata kanë parë e konstatuar.

Gjatë qeverisjes së rilindjes, ku bën pjesë edhe Sandër Lleshi, shumë trafikantë, nga ata të rëndësishmit, ata të fuqishmit, kanë ecur kaq shumë përpara sa jo pak prej tyre janë bërë drejtora, kryetarë bashkie dhe deputetë.

Pra, të rinjtë kanë përjetuar të tillë zhvillim në vendin tonë.

Një shembull është ekzemplar mbi të gjitha. Ai që konsiderohej nga amerikanët si Eskobari i Ballkanit, ishte promovuar nga kjo mazhorancë, si Drejtor Rajonal i Transportit.

Të rinjë shohin kudo në çdo qytet se si, kapot e mëdhenj, kanë ndikim në vendimarrje dhe ushtrojnë influencë në çdo zyrë të shtetit. Bëjnë emërime, ndajnë prona, nxjerrin leje e liçensa. Sepse, ata bëjnë vota. Do gjeni të këtillë plot në dosjen 339 dhe 184.

Pra Sandër Lleshaj thjesht po predikon të kundërtën e asaj që rilindja ka bërë dhe bën.

Të rinjtë këtu shohin gjithashtu se merita është një fosile në fjalor, se shanset nuk ekzistojnë për të gjithë, dhe se vetëm me njohje, dhe me shërbim partiak, mund të arrish të marrësh një punë apo të ndërtosh një karrierë.

Eshtë kjo arsyeja, pse Shqipëria po plaket dhe rinia jonë kërkon çdo ditë të ikë nga ky vend.

Ndaj, mesazhe si ky, edhe nëse i ndjen vërtetë ai që i thotë, thjesht nuk ngjisin. Nuk kanë se si.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas