Sekretari i Përgjithshëm i PD, dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka dhënë një mesazh sot paradite, një javë para zgjedhjeve. I rrethuar me të rinj, të cilët siç thotë kanë qënë pjesa e këtij rrugëtimi, Bardhi shprehet se kjo është java më e rëndësishme e këtyre 30 viteve. Marshimi drejt finishit, pohon Bardhi, do të njohë shpejtësi dhe ritëm të pahasur më parë, për të takuar këdo.
Statusi i plotë:
Të dielën që vjen secili nga ne, kudo, në fshat, në lagjen e tij, në qytet, ka në dorë të vendosë për jetën, për të ardhmen, për familjen.
Unë e nisa rrugëtimin me rininë e shkëlqyer të Elbasanit, dhe po shkojmë me optimizëm drejt finishit.
Kemi hyrë në javën më të rëndësishme ndoshta të këtyre 30 viteve. Çdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Shqipëria, varet nga ju!
Një jetë e sigurtë, me vende të reja pune, me paga e pensione më të mira, me subvencione për fermerin, është në dorën tuaj. Integrimi europian i vendit varet nga ju!
Marshimi ynë do të njohë kulmin këtë javë, me një shpejtësi dhe ritëm që nuk është parë ndonjëherë. Nuk do të lëmë askënd pa takuar e pa e ftuar të bashkohet me ne.
Dhe jam i bindur se të Dielën tjetër, Elbasani fiton, Librazhdi Fiton, Gramshi Fiton, Peqini Fiton, Belshi Fiton, Cërriku Fiton, Prrenjasi Fiton, Shqipëria fiton!