Aktualitet

Tritoli në Fushë Krujë, te shtëpia e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 12/07/21 |
mapo.al

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Voga i është vënë lëndë plasëse tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë.






Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.


Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës së tij.







Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.




“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

LEXO EDHE: 

Mesazh me eksploziv në Fushë Krujë, pako me tritol në oborrin e shtëpisë

1


Etiketa: , , ,

Pas