Aktualitet

Mesazhi





               Publikuar në : 08:59 - 30/12/19 |
mapo.al

Elda Zavalani


Telefoni në silent, mbi tavolinë, filloi të dridhej dhe ekrani u ndriçua. Ajo kërceu përpjetë nga kolltoku dysh dhe në majë të gishtave, doli në korridorrin e gjatë. I shoqi dremiste në anën tjetër të dhomës, me pultin e televizorit mbi gjoks. Zhurma e telefonit mbi dërrasën e arrës dhe kërcitja e derës, e bënë te hapte sytë. Si i hutuar, hodhi vështrimin në dhomë dhe nuk pa njeri. Pandoflat e saj ishin ne cep te kolltukut dysh. U ngrit. Nje lloj shqetësimi mashkullor ndjeu t’i pushtonte gjoksin e pastaj edhe gjymtyrët. Nga korridori vinin pëshpëritje. Dukej që ishte bisedë telefonike.



Mori pultin dhe ndërroi kanal. E shoqja hyri përsëri në majë te gishtërinjve dhe u shtang.
– Po ti sikur po flije ?!
– Po ku të le ti ! Kush të mori në telefon ?
– Aaa, jojo, ishte Beti. E lamë për kafe një ditë. Kam dy muaj pa e takuar….
– Ehe! Po pse dole në korridor ? Apo ke muhabete sekrete me atë Beti buzëpërdredhurën, që bën sikur s’më shikon në rrugë ?!
– Pse bëhesh i keq ?! Betin e kam shoqe të mire, ka ca naze, po zemrën e ka flori…
Ai akoma nuk e kish parë ne sy. Luante me pultin, si fëmijët me lodrën e re dhe nervat e acaruara nuk po e linin rehat. E hodhi pultin në cep të kolltukut dhe u ngrit vërtik. E shoqja u tremb dhe fytyra i mori çehren e limonit.
– Me kë ishe në telefon ?


Ai e mbërtheu nga shpatullat duke e parë në sy. E donte të shoqen. E kish dashur që në çastin e parë që vështrimet u ishin takuar në hollin e galerisë së arteve. Bukuria dhe ndrojtja e saj fëminore, e kishin bërë për vete në çast. Aq shumë e donte sa shpeshherë ndjehej ta kaplonte një lloj xhelozie idiote, që e bënte posesiv dhe i nxirrte në pah atë anën e errët të mashkullit të dashuruar me gruan e vet.
Ajo ja hodhi duart rreth belit, për ta zbutur.

– Me Betin zemër. Po nuk besove, shikoji thirrjet. Pse mendon që po të gënjej ?
Ai ndjeu të zbutej në çast. Duart rreth belit, ato gishtërinjtë e saj të gjatë e të shkathet, kurmi i saj i dashur, i embël, supet që po i dridheshin lehtë, sytë e bukur që po e shihnin me përgjërim…..
– Ok, ok – i tha pa e lëshuar.

Ajo u zgjat dhe kërkoi buzët e tij. Po në fakt mori vetëm faqen, pasi ai e ktheu kokën në anën tjetër.
E mërzitur, u çlirua nga duart e tij dhe doli nga dhoma….

Shiu kishte pushuar. Ajo rrinte strukur, me një libër në dorë. Ishte një nga ato romancat e dashurisë, që dhe pa i lexuar, e di si do përfundojnë. Ja kish dhënë një shoqe. “Liber per femra” i kish thënë, bashkë me porosinë e panevojshme që tja kthente sapo ta mbaronte së lexuari.

Ai po punonte mbi tavoline. Dukej aq i përqënduar, sa edhe bota të përmbysej atë çast, me siguri nuk do ta vinte re.

Ajo mbante librin në dorë dhe celularin pranë. Priste me padurim një mesazh nga Beti. Filloi të nervozohej. Kjo qetësi po ja merrte frymën. I dukej që ekzistencën e saj e vinte re vetëm ajri i dhomës.
– Po dal pak, kam nevojë për ajër.
– Ç’pate, i tha ai pa e ngritur kokën nga ato që po vizatonte.
– Kam nevojë të dal. Kemi dy orë pa folur, u mërzita.
– Mmm, mos bëj kështu zemër. Ja, e lashë. Dalim bashkë, bëjmë një shëtitje dhe pimë çaj me xhinxhër e limon, atë që do ti pra, e shpotiti ai me nota dashurie.

Asaj i doli një rënkim. Do donte të ishte vetëm. Po sikur Beti ti bënte mesazh ?!
Ai i futi krahun dhe nuk i la kohë të bluante mendime të tjera. Bënë një shëtitje të gjatë. Ndjeu lodhje. Koha u bë e bukur pas shiut. Gjithmonë i pëlqente shëtitja në muzg, ai momenti kur dita thyhej si e zënë në faj nga gjithë ajo zhurmë e rrëmujë dhe ja linte vendin natës së qetë, me gjithë misteret dhe ëndërrat e saj.

U ulën për çaj. Te dy nxorrën celularët mbi tavolina, zakon ky pothuajse i të gjithë atyre që mbajnë celularë. Aroma e çajit me mjaltë i bëri mirë. Po heshtnin. I shoqi po e shikonte me sy të ngrohtë.
– U lodhe shpirt ?
Ajo u hutua dhe hodhi sytë nga celulari. Mesazh. Ai e pa gjithashtu.
– Merre ç’pret ?! Nuk e sheh që të erdhi një mesazh ?!
– E lexoj më vonë. Do jetë Beti. I lashë një porosi dhe me siguri ma ka mbaruar.

Ndjeu ti mëkej zëri dhe gjunjët ju prenë. Po sikur ai ta hapte celularin dhe të lexonte mesazhin ? Oh jo, kjo nuk duhet të ndodhte. E mori shpejt nga tavolina dhe e futi në çantë. I shoqi u turbullua.
– Nuk dua skena në lokal. Mbaro çajin dhe ikim.
Ja njihte atë lloj trishtimi aq të madh sa nuk e lejonte as të reagonte. Donte ti hidhej në qafe, ta puthte fort, ti kerkonte të falur, ta shtrengonte pas vetes. Po asgjë nga keto nuk bëri. Nuk kishte fuqi. Duhet të lexonte mesazhin sa më parë.

Ai hapi derën e shtëpisë dhe shkoi në dhomën e gjumit. “Me ndiq” i tha së shoqes prerë. Ajo hyri duke u dridhur. E ndjeu ate që do ndodhte. Oh, nuk mundej ! Duhet të lexonte mesazhin….
Ai filloi të zhvishej duke i hedhur rrobat pa kujdes. Nuk i bëhej dashuri, donte vetëm të shkarkonte tensionin dhe ankthin e atij mesazhit të mallkuar në telefonin e së shoqes. Për një minutë ishte lakuriq në krevatin e madh, dëshmitar i dashurisë së tyre nënte vjeçare.
– Nuk mundem, i pëshpëriti.
– Siii ?
– Te lutem, presim deri në darkë.
– Eja shpejt ketu ! Shpejt !
– U ngrit, si bishë e tërbuar, e rrembeu të shoqen në krevat me gjithe rroba dhe filloi ti tregonte fuqinë e tij mashkullore, që ajo ja njihte mirë, por në të tjera rrethana.
Ajo ndjeu lotët ti rridhnin nga cepat e syve.

Ai mbaroi shpejt dhe me sy të mbyllur, hapi krahet si triumfator. Ajo u ngrit, fare e dërmuar. I vinte të futej në dush me gjithë rroba.
U la, u vesh dhe doli. Mesazhi i thoshte që duhet të takoheshin sa më parë.
Ai po e ndiqte. Mendime të keqija i vërtiteshin në kokë. “Si ka mundesi të ma bëjë këtë ?! Përse ?! Unë e dua, e dua !! Ajo është e imja, do ta vras me dorën time !!” Këto mendonte teksa ndiqte hapat e shpejta të së shoqes.

Ajo po kapërcente bulevardin. Ku po shkonte vallë. Vijat e bardha ju bënë të zeza. Ja dhe porta e madhe. Ajo po hynte aty !! Jooooooo !! Spitali Onkologjik !!!! Jooooooooo. Nuk ishte e mundur. Ishte vetëm 33 vjeç. Joooooooo !!!

Ndjeu se do rrëzohej dhe u mbështet tek shtylla në cep të trotuarit. Nuk ishte e mundur. Dashuria e tij, e vogla e tij, bukuroshja e tij në Spitalin Onkologjik ??? Nxorri telefonin.
– Alo, zemer, e di ku je. Me fal, të ndoqa nga mbrapa. Më fal shpirt, po të pres tek kafja përballë spitalit. Të dua shpirt, të dua shume !!!….

Ajo vdiq tre muaj më pas, dy ditë para Natës së Krishtlindjes. Dhuratën e mbështjellë me letër të kuqe, i ishte lutur ta vendoste poshtë bredhit dhe ta hapte mëngjesin e Krishtlindjes. “Une nuk do të jem, e ndjej, po që lart nga qielli do të dërgoj puthje e përqafime pafund dhe do të të dua deri sa të ketë jetë në Tokë”. Keto kishin qënë fjalët e fundit të saj.

E mori dhuratën në duart që i dridheshin dhe filloi ta hapte me kujdes. Vuri pak buzen në gaz. Ajo i kish dhuruar celularin e saj, që ai ja kish bërë surprizë për ditëlindje, disa muaj më parë. E hapi dhe lexoi mesazhin e fundit të Betit.

“Me vjen shumë keq po analizat e tua nuk kanë dalë mirë. Me sa duket kemi të bëjme me një masë kancerogjene. Duhet të vini menjëherë në spital për analiza dhe ekzamininime të tjera. Sonte jam roje, ju pres.
Me respekt Dr. Beti”

E afroi telefonin në buzë dhe e puthi fort. E dinte që ajo po e shikonte që aty lart. Hapi You Tube – in dhe gjeti “If tomorrow never comes” këngen e saj të preferuar.
Nëse e nesërmja nuk vjen,
A e di vallë ajo sa e kam dashur?
A jam përpjekur sa duhet
Ti tregoj çdo ditë
Që ajo është e vetmja për mua ?!
Ishte Dita e Krishtlindjes…


Etiketa:

Pas