Aktualitet

Mesha e Pashkëve, Imzot Frendo: E keqja duhet zhdukur






               Publikuar në : 11:12 - 21/04/19 |
mapo.al

Mesazhi “Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit” kanë një domethënie të madhe edhe në ditët e sotme. Nga mesha e pashkëve në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, Arqipeshkvi mitropolit i Tiranë – Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo tha se këto fjalë shkojnë për ata që kënaqen me drogë dhe pornografi dhe ata që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të varfër.


Mesazhi i Imzot Xhorxh Frendo
“Më shumë se më parë, tani duhet të angazhoheni për një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore. Gratë shkuan tek varri i Jezusit me shpresë ti tregonin respektin e fundit duke lyer kufomën e tij me erëra. Varrin e kishin mbyllur me një gur të madh, madje edhe të vulosur. Gratë u habitën kur e gjetën gurin e rrokullisur nga varri dhe u habitën shumë kur nuk e gjetën trupin e Jezusit. U shfaqen përbri tyre dy burra me rroba vezulluese dhe i zuri frika. Nga burrat dëgjuan atë qortim: Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit.

Janë fjalë që sot kanë një domethënie të madhe, sepse shumë njerëz sot po kërkojnë jetën në varr. Këto fjalë “pse e kërkoni atë që është i gjallë ndër të vdekurit” sot u drejtohen atyre që kërkojnë gëzim me drogë ose pornografi, po kërkojnë jetën në varr. Janë miliona dritëshkurtër, sepse droga dhe pornografia u japin kënaqësi për pak minuta, por pastaj do të jenë më shumë të dëshpëruar dhe më shumë të mërzitur. Këto fjalë “pse e kërkoni atë që është i gjallë ndër të vdekurit” sot u drejtohet edhe atyre që kërkojnë të pasurohen duke mashtruar dhe korruptuar.

Po përjetojnë një jetë më të rehatshme, mund të udhëtojnë në shumë vende të botës, të marrin drekë në restorante më luksoze, por u pasuruan me lekë të pista, duke përfituar nga persona të varfër që kishin nevojë për një operim në spital shtetëror, ose për një avokat për t’i mbrojtur në Gjykatë, ose kanë afruar një deputet duke shpresuar të gjejnë punë. Paratë e tyre të ndotura kanë ndotur zemrat e tyre. Kanë kërkuar të super pasurohen në korrupsion, por këto para nuk i kënaqen kurrë. Duan të pasurohen më shumë dhe vazhdojnë duke korruptuar.

Megjithatë mesazhi i pashkëve nuk mund të na transformojë në profet të mjerimit. Shtëpitë tona janë të përmbytura me lajme demoralizuese. Ja pse shpresa sot është një virtyt në krizë, pikërisht sepse jemi tepër të kushtëzuar nga lajme të këqija”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Nderime tdhe mirenjohjen me te thelle per Ju Imzot Frendo!
    Dua ta zgjeroj pak nje fjale te Imzot Angjelo Masafra,duke e mirkuptuar.
    Duke mos jetuar ne Shqiperi Imzot Masafra teper i Nderuar e i perkushtuar i fese,i nderuar per popullin e Shkodres: gabon pa dashje.
    Kur thote se mos te themi vazhdimisht se fajin e ka komunizmi un shkodranja qe e kam provuar komunizmin ne 57 vjetet e jetes sime gjegjesisht ne vitet me te mira ,te bukura te 27 e para te jetes I them:
    Monsinjor Masafra ne komunizem u ngrit ne piedestal Partia e cila po ndertonte “Njeriun e ri”.
    Partia ishte Zoti dhe nese nuk vendoseshe ate te paren ne nje vjershe ,ne nje kenge, ne pune ,ne shpi, ne publik, ne familje , atehere vendi yt ishte ne internim ose ne burg.
    Partia ishte fryma ,jeta ,dinjiteti yt , ishte gjithcka.
    Po cfare ishte njeriu i ri ? Nje person qe per dinjitet e personalitet veshet ne permbajtje vetem me nenen parti.
    Ishte spiuni,hajduti,servili,injoranti ,burokrati pa tru,indiferenti pa thelb me nje fjale njeriu i deformuar ne thelbin e tij .Ky njeri ishte 1 vjec kur hyri partia komuniste u be mbi 50 vjec me mentalitetin se nese don te kesh dicka behu nje nga tipat e mesiperm.
    Pati edhe nje pjese te llastuarish bij te byrose qe per shkak te shkollimit jashte, pane nje realitet pertej kufijve por edhe ne Shqiperi shijonin aq sa lejonte rregjimi jeten e tyre private nen kulisa.
    Kur Ramiz Alia e pa qe po i rreshqiste toka nen kembe i mblodhi dhe u shpalli manifestin e tij te ashtequajtur “Katovica”dhe vertet ashtu ndodhi.Rregjimi ra para syve tane por nen rrogoz pjesa me e forte e tij ndertoi mbi germadhat e tij nje ngrehine tjeter shume mashtruese , neokomunismin qe mbarte gjithe ligesine ,djallezine dhe padrejtesine e atit te tyre qe edhe pse kishte mbyllur syte ,plehun e prodhuar nga ky komunizem e la aty per bijte e tyre.
    Imzot Masafra te kujtoj nje gje :Eshte shkaterruar njeriu ne themele!
    Kjo eshte drama dhe tragjedia jone!
    Pak qendrestare qe mbeten dhe jane ende sot nuk kane asnje te drejte vec te punojne si mushk vetem per mbijetese.Cilen figure dinjitoze dje dhe sot e keni ne shoqata,administrate,ne polici,ushtri,parlament presidence ? Tani persekucioni nuk eshte i deklaruar por i nendheshem siper per fasade ata qe u persekutuan ndersa poshte ne tunelet e tyre kemi pesekutoret duke filluar nga drejtoresh biblioteke,ministre,deputete,keshilltare presidence e kryeministri edhe dama qe, per te ndryshuar karrigat , ndryshojne dhomat nga personale behen drejtori.
    Ajo qe ther ne palce eshte se ky sekt i vendosur aty gjasme per te nxjerr te verteten komuniste , kur ne jemi gjadhe, flasin per vuajtjet tona dhe ne jemi perseri sklleverit qe skemi asnje te drejte edhe kur duam te themi te verteten , na persekutojne alla sorosjanshe.alla neo!
    Mbajne fjalime,simpoziume,seminare derdhen miliona per ta , po ne tere ish burgjet e ish kampet ku vdicen qendrestaret e per ata qe shihnin larg s,ka nje lule,mjerisht per mijra e mijra euro e dollare te hedhur ka disa qeparisa varrezash vetem ne mjerimin e vet te shkrete Kampi i Tepelenes.Po kush eshte ne keto institucione?
    Bile i lejojme neper ambentet tona te na projektojne kishat tona per ti bere te komunikueshme ,moderne,me parkingje,kafene ……. c,turp!.
    Kishat jane tempuj te shejte dhe nuk duhet te fusin duart e palara aty te palaret te tipit neo apo soro.
    Te qendrojme drejt e te flasim drejt! Pas 90 komunismi nuk pati me te drejten morale te na drejtonte. Ku jemi sot? Kush na drejton,kush na sundon ,kush mban kumtesa ne emrin tone,kush jep simpoziume per te vdekur duke shkelur mbi te gjadhet,kush ?
    Nunsin tone apostolik e terheqin shume kumtesat ne akademine e shkencave.
    Mos qurravitemi per leket qe jep qeveria apo nje truadh.
    Se pari : jep sepse eshte e drejte,se dyti : i jep nga taksat tona dhe se treti: me nje gur vret dy zogj.Ta mbash mire ne tere krahet eshte me komode.Propoganda eshte arma me e forte e komunismit.
    Ne qe besuam ne Zot , ne vlerat,ne familjen,ne atdheun ; dje e sot renkojme nga dhembja jo vetem nga bijt e bijat e e komunisteve por edhe nga tanet qe komunismi i beri per vete me poste e fonde po cilet ? Me te dobetit!
    U shkaterrua njeriu !
    Si duket dhembjet tona s,kane te ndalur!

    Përgjigju ↓
Pas