Aktualitet

Mesha për Kacifas/ Deputeti grek: Vetëvrasja s’na bind, ka dy plumba në kokë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 23/10/21 |
mapo.al

Në Bularat të Dropullit u përkujtua tre vjetori i vdekjes së ekstremistit Kostandin Kacifas i cili vrau veten pasi sulmoi me armë efektivët e RENEA-s në tetor 2018.






Në cermeoni ka marrë pjesë dhe një deputet i pavarur i parlamentit grek Kostandinos Bogdhanos. Ata thonë se jemi përpara një vrasjeje dhe jo vetëvrasjeje siç e ka nxjerrë ekspertiza mjeko ligjore.


“Ajo që Kacifas bëri ishte të tërhiqte vëmendjen tonë për komunitetitn e grekëve të lashtë të Shqipërisë jugore, ose Vorio Epirit. Kjo ndodhi mund të përdoret si një urë lidhëse dashurie dhe bashkëpunimi midis njerëzve të dy vendeve. Nuk na bind që një person të ketë vrarë veten me dy plumba në kokë”.







Edhe familjarët dhe kryetari i fshatit Pandeli Kuremno i kërkuan shtetit shqiptar dhe qeverisë greke tek e cila ata besojnë të ndërhyjnë e të mos lejojnë manipulimin.




“Ishe fytyra e shpresës në Bularat, ishe rezistenca në ecurinë katasrofike që u katandisën grekët e Vorio Epirit. Trimëria jote i bezdiste dhe shkathtësia jote i bezdiste ata, prandaj u vrave.



Çështja është shumë më e madhe se sa vrasja e një greku nga Vorio Epiri.

Ti Kacifas u rrite Vorioepiriot krenar. Dashuria jote për Vorio Epirin, Greqinë, flamurin grek dhe besimin ortodoks ishte e madhe”, tha Kuremno në fjalën e rastit gjatë ceremonisë.

Mesha ka vijuar e qetë dhe pa problematika ndryshe nga ajo e tre viteve më parë.

Të gjithë intervistat janë dhënë në gjuhën greke.

1


Etiketa: , , ,

Pas