Nuk është një zgjidhje për problemin e vetbesimit, por ekziston një kurë mjekësore pëe të zgjidhur një problem që ka shqetësuar meshkujt prej kohësh. Një pacient i cili ka ndjekur një terapi hormonale ka arritur të zmadhojë dy herë organin seksual.
Në disa raste përmasat kanë rëndësi. Një burrë i prekur nga një patologji që sjell sekretim jo të rregullt të hormoneve ndoqi një terapi e cila konsistonte në injektimin e dozave të testosteronit. Rasti i përket një pacienti 34 vjeçar nga Pakistani.
Nën mesataren – Burri kishte shkuar në qendrën mjekësore duke u ankuar për mungesën e qimeve trupore dhe të mjekrës edhe mungesën e ereksioneve të mëngjesit. Të gjitha këto janë simptoma të cilat tregojnë nivele të ulta të testosteronit.
Për të përmirësuar gjendjen e tij, burri iu nënshtrua një serie trajtimesh me injeksione testosteroni për nëntë muaj rresht. Në fund të trajtimit penisi i tij ishte 9.5 cm i gjatë dhe testikujt ishin zmadhuar. Ky trajtim bëhet nën kontroll të plotë mjekësor dhe vetëm nëse gjendja është serioze.