Sport

Mesi apo Ronaldo? Edhe Klopp bën zgjedhjen e tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 14/05/20 |
mapo.al

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Juventusit, Cristiano Ronaldo, janë bërë tashmë pjesë e futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, së bashku me emra të tjerë si Pele, Johan Cruyff e Diego Maradona.


Por ndërsa këta të fundit e kanë mbyllur prej vitesh karrierën e tyre, argjentinasi dhe portugezi vijojnë të jenë ende aktivë dhe shpesh ngrihet pyetja se kush është më i miri nga të dy.


Së fundmi, ka qenë trajneri i Liverpool që është vënë në vështirësi për një përgjigje, teksa ka dhënë një intervistë në një kanal në Youtube.


“Skuadrat e mia kanë luajtur kundër të dyve, dhe është një dhimbje koke të gjesh mënyrën për t’i ndalur, ndaj e kam gati-gati të pamundur të zgjedh më të mirin. Cristiano Ronaldo është një futbollist i kompletuar, shumë i fortë fizikisht dhe teknikisht, ndaj do të zgjidhja Messin ,që edhe pse nuk ka të gjithë elementët e Ronaldos, arrin të jetë po aq vendimtar në fushën e lojës”, është shprehur tekniku gjerman.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas