Një ndeshje e madhe, një finale e parakohshme, por një rezultat i thellë. Një rezultat që i jep Barcelonës shumë siguri për ndeshjen e kthimit. Nga ana tjetër Liverpul ka shumë presion. Misioni për të përmbysur rezultatin 3-0 është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.
Pas ndeshjes, i pyetur për sfidën Messi përgjigjet:
“Rasti i fundit i Dembele ishte shumë i pastër, katër gola do kishin qenë shumë më mirë se tre, por rezultati është i mirë. E dimë që asgjë nuk është mbyllur. “Anfield” është një fushë e vështirë, ata ushtrojnë presion, por jemi të lumtur me këtë ndeshjes. Për sa i përket kundërshtarit, ne u futëm në lojën e tyre me shumë ritëm, dhe shumë fizikë. Nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushtoi pak. E rëndësishme është që nuk na shënuan. Në pjesën e parë ne ishim superiorë, ndërsa në të dytën ata ushtruan presion, por nuk patën suhmë shanse. E qartë që ata po luftonin për të shënuar një gol, por ky avantazh na jep qetësi. Për sa i përket golit të dytë, më duhet ta pranoj që ishte spektakolar, e kërkova dhe e gjeta atë cep të portës. Në lidhje me tifozët dua të them që jemi në momente kritike, dhe duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Siç e kemi thënë në fillim të vitit. Nuk është momenti për të kritikuar ndokënd. Duhet të jemi të gjithë bashkë për këto ndeshje finale që na kanëmbetur. Është diçka e shëmtuar që të sillemi kështu me Kutinjon. Tifozët nuk duhet ta fërshëllejnë”.