Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, ka thënë se ai ka dëshirë për të luajtur në Argjentinë para se heqë dorë nga futbolli i luajtur, duke shqetësuar kështu tifozët e Barcelonës për të ardhmen e tij në “Camp Nou”. “Në Europë unë dua të luaj vetëm për Barcelonën. Dua të qëndroj këtu përgjithmonë, sa më gjatë aq më mirë sepse po ndihem mirë dhe i dashur. Por, para se të largohem nga futbolli, dua të luaj në vendin tim, jam absolutisht i sigurt se dua të luaj në Argjentinë. Është një ëndërr të cilën dua ta bëj realitet”, tha Mesi.