Një prej presioneve më të mëdha për yllin e futbollit, Lionel Mesi vjen nga Franca. Ekipi i pasur i PSG vijon të bëjë kërkesa që ta marrë sulmuesin nga Barca, në fund të këtij sezoni kur atij i mbaron kontrata.
Nxitje të tjera që të çojnë tek ideja se ky transferim do të ndodhë, janë edhe intervistat e shpeshta të Neymar, i cili ka thënë se do të donte shumë të luante sërish me Mesin në fushë.
Por kulmi ka ardhur me këtë kopertinë provokuese të France Futboll, që e nxjerr argjentinasin në faqe të parë me bluzën e PSG.
Barcelona është ankuar dhe ka thënë se klupi francez nuk po tregon respekt.
Problemet për t’u parë janë disa.
Familja e Mesit tashmë është mësuar me jetën në Spanjë, dhe nuk do ta përballonte dot një ndarje tjetër, si atëherë kur ai, 12 vjeç, la Argjentinën me të atin, dhe u zhvendos në Barcelonë.
Një tjetër gjë për t’u marrë në konsideratë janë disa rrethana të PSG. Aty luan Neymar dhe Kylian Mbape. Nëse bashkohet edhe Mesi, sigurisht nuk ka vend për të tre. Njëri do të duhej të sakrifikohej.
E qartë është një gjë. Deri në fund të sezonit, nga Mesi nuk do të merret vesh asgjë.
Shpresat e mbështetësve të ekipit spanjoll dhe fansave të Mesit, janë që në krye të rivijë sërish si President La Porta. Kjo do të thotë se pastaj Mesi nuk ikën nga Barcelona, duke njohur raportet e mira mes tyre.