Aktualitet

Mësim në kushtet e COVID, si t’i bëjmë më të sigurt fëmijët, nxënësit dhe studentët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 28/09/20 |
Edmond Panariti

Çfarë duhet shtuar në protokollin anticovid, të çerdheve, kopshteve dhe shkollave? Si t’i bëjmë më të sigurt fëmijët, nxënësit dhe studentët?


Për fat të keq studimet më të fundit tregojnë se përhapja e virusit nëpërmjet aerosoleve (biseda, kollitje, tështitje) është edhe më e madhe se sa besohej.


Por lajmi i mirë është se përhapja e virusit nëpërmjet kontaktit të sipërfaqeve të ndotura është më e pakët nga sa besohej.


Prandaj në protokollin e masave anticovid në klasa, auditore dhe dhoma duhet të bëhet e detyrueshme ajrosja e tyre çdo gjysëm ore…


Hapja e dritareve dhe përdorimi i ventilatorëve për qarkullimin e ajrit do ta përshpejtonte proçesin. Por kujdes! Ajrimi duhet të bëhet në ambjente bosh.


Sepse lëvizja dhe qarkullimi i ajrit në ambiente me fëmijë, nxënës dhe studentë brënda mund të jetë e rrezikëshme.

Qarkullimi sa më i shpeshtë i ajrit të ndenjur dhe zëvendësimi me ajër të freskët, në mjedise të mbyllura ul shumë mundësinë e infektimit.

*Ish-ministër


Etiketa: , , ,

Pas