Aktualitet

“Mësime nga fëmijëria”/ Dukesha Kate ndan përvojën me gjyshen e mrekullueshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 17/02/20 |
mapo.al

Çdokush duhet të mësojë nga përvojat e fëmijërisë, në mënyrë që të rrisim fëmijë të shëndetshëm dhe të zgjojmë tek ata pasionin për artin, kulturën, kulinarinë. E këtij mendimi është dukesha e Kembrixhit, Kate, e cila ka ndarë përvojën me gjyshen e saj, dhe ndikimin që ka pasur në marrëdhënien me fëmijët.


Dukesha britanike, Kate, bashkëshortja e Princit William ka folur për rëndësinë e viteve të para të fëmijërisë, duke vlerësuar përvojën me gjyshen e saj.



Në një intervistë podcast, të quajtur “Happy Mum, Happy Baby” “Mama e lumtur, fëmijë të lumtur”,  Kate tha së është përpjekur të ndjekë me familjen e saj, shembullin që ka marrë nga gjyshja.


“Unë kisha një gjyshe të mrekullueshme, që na kushtonte shumë kohë, duke luajtur me ne, duke na ndihmuar në art dhe vepra artizanale. Ajo na mesonte punë kopshtarie dhe gatime të ndryshme, ndaj dhe unë përpiqem të përfshij shumë nga përvojat që ajo na dha tek fëmijët e mi tani “, u shpreh Kate.

E njohur zyrtarisht si Dukesha e Kembrixhit, Kate tha se është përpjekur që të marrë si model këtë eksperiencë të vyer nga femijëria e saj, për të qenë më pranë fëmijëve.

Çdokush, tha dukesha, duhet të mësojë nga përvojat e fëmijërisë, në mënyrë që të rriten fëmijë të shëndetshëm, të ndikuar nga modele edukuese.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas