Dy ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi rikthimin e masave kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vlerësimit të situatës tha se universitetet do të zhvillojnë mësim online të paktën për një muaj.
Por Universiteti Bujqësor i Tiranës, duket se ka vendosur të zhvillojë mësimin online për 7 javët e semestrin të parë, pra jo një muaj sa vlerësoi Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në vendimin e rektoratit të UBT-së, thuhet se mësimi për 7 javët e para të semestrit të parë akademik, 2020-2021 do të zhvillohet online.
“Gjatë këtyre 7 javëve dot ë zhvillohen vetëm leksione online dhe sipas orareve që do të bëhen publike në web-in e UBT për çdo fakultet”– thuhet në vendimin e rektoratit të UBT-së.
Ndërkohë, një protestë është paralajmëruar nga studentët ditën e hënë, lidhur me vendimin e mos zhvillimit të mësimit në auditore.
Studentët kanë paralajmëruar se do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit ditën e hënë.
LEXO EDHE:
Rritja e rasteve me koronavirus, qeveria rikthen masat e para, Rakacolli: Rrezikojmë mbylljen