Aktualitet

Mësimi online në kohë pandemie, vjen nga Kosova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:52 - 01/05/20 |
mapo.al

Nga Alban Zeneli


Shteti me i ri në ballkan i dalë nga lufta para 20 vitesh me probleme te theksuara të politikës së brendshme, edhe më shumë se Tirana, në shumë raste ka treguar një pjekuri politike në zbatimin e kushtetutës, ndryshe nga ne, për t’u admiruar. Këtë e manifestoi edhe sot, kur instanca e garancive kushtetuese atje, ktheu mbrapsht politikanët më të pushtetshëm në vend.


Mungesa e Gjykatës Kushtetuese në një shtet demokratik është e patolerueshme dhe sjell mosfunksionimin normal të shtetit të së drejtës dhe minimalisht abuzim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nuk ka e nuk mund të ketë asnjë arsyetim se pse kjo Gjykatë Kushtetuese të mos jetë funksionale në Shqipëri, dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë bërë të mundur të mos e kemi sot këtë institucion kyç të demokracisë. Ata që po na privojnënga ky standard dhe qytetërim, lypset mundësisht të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm morale.


Një shtet si Kosova me 20 vite liri po na jep shumë shpesh leksion të funksionimit të demokracisë e sidomos të ndarjes së pushteteve dhe rasti i fundit i pezullimit të dekretit të Presidentit e dëshmon më së miri se politika shqiptare këndej nga ne, është minimalisht e kapur, anadollake, arrogante dhe merr vendime arbitrate.


Dhe, në mungesë të kësaj gjykate, vepron edhe në dëm të interesit publik. E përshëndes këtë vendim të marrë nga Gjk e Kosovës, dhe ndihem mirë si bashkëkombas. I bëj thirrje gjithë faktorëve brenda dhe jashtë vendit që Gjykata jonë Kushtetuese, të jetë funksionale sa më parë për interesin publik e qytetar, si dhe të marrë në shqyrtim te gjithe shkeljet e bëra nga institucionet nga Parlamenti, Qeveria, Kryeministri, Presidenti, Ministritë e institucione të tjera që marrin vendime për jetën, sigurinë e pasurinë publike e private.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas