Aktualitet

Mësimi online: Si duhet të veprojnë studentët që kanë paguar konviktet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 09/11/20 |
mapo.al

Tri ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, u mor vendimi që universitetet ta kryejnë mësimin online. Diçka e tillë, shkaktoi pakënaqësi tek studentët për shumë arsye, por kryesorja ishin shtëpitë me qira apo pagesa që kishin kryer nëpër konvikte.






Si duhet të veprojnë tani këta studentë? 


Drejtoresha e Shërbimeve studentore, ka treguar se çdo student që nuk preferon të qëndrojë në konvikt pas vendimit të marrë, duhet të plotësojë një dokumentacion dhe të gjitha paratë që janë paguar më herët, do t’i rimburësohen. Studentët e tjerë, që do t’i rikthehen konviktit kur  të rikthehen nëpër auditore, paratë që kanë paguar do t’i kalojnë automatikisht në ato muaj, kur do të shfrytëzojnë konviktin.







“Vetëm 5% e studenteve kryejnë një pagesë të plotë për vitin akademik, 75% e tyre bëjnë pagesa mujore dhe vetëm 20% pagesa 2 apo 4 mujore. Nëse disa prej tyre do kërkojnë t’u rikthehet kjo pagese atëherë të  paraqiten me një kërkesë duke vendosur emër mbiemër, numrin e dhomës, godinës, muajt që kanë paguar dhe numrin iban të bankës. Më pas vijojmë me procedurën e  rikthimit të pagesës në numrin e llogarisë së tyre personale. Pjesa tjetër, e atyre që do rikthehen në një urdhër të dytë, kjo pagesë që kanë kryer do t’ju zhvendoset sipas datës së fillimit të shkollës.”– u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Rektori i UT kundërshton vaksinimin me detyrim të studentëve


Ndër të tjera, drejtoresha tregoi se numri i studentëve të larguar nga konviktet deri më tani është 1400, por shifra ndryshon çdo ditë.



1


Etiketa: , , ,

Pas