Konfuci lindi në 28 shtator 551 para Krishtit në Qufu dhe vdiq në vitin 479 para Krishtit në Qufu, Lu.
Ishte politikan, mësues, botues, filozof kinez. Në filozofinë e Konfucit, prioritet ka disiplina vetiake.
Ai besonte se që të udhëheqë, një lider duhet të jetë i vetëdisiplinuar dhe i përulur ndaj ndjekësve të tij.
Duke ruajtur disiplinën vetiake dhe dhembshurinë ndaj ndjekësve, ai ruante një mjedis pozitiv, dhe kjo i shtynte ata që ta ndiqnin pas.
Disa thënie nga Konfuci
Mëso të shkuarën nëse do të dish të ardhmen;
Nuk ka rëndësi se ecën ngadalë, rëndësi ka të mos ndalosh;
Ku ka edukim nuk ka diskriminim;
Para se të nisësh rrugëtimin e hakmarrjes, hap dy varre;
Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos rrëzohemi kurrë, por të ringrihemi pas rrëzimit;
Kush flet pa modesti do të gjejë vështirësi të vlerësojë fjalët e veta;
Mos bëj gjëra, për të cilat, herët a vonë do të pendohesh;
Ai që kërkon të sigurojë të mirën e të tjerëve, të vetën e ka siguruar tashmë;
Nëse sheh një të uritur, mos i jep oriz: mësoje ta kultivojë.