Gjykata më e lartë në Europë, vendosi sot se futbolisti i njohur, Lionel Messi, ka të drejtën të regjistrojë emrin e tij si markë në treg. Ylli argjentinas fitoi kështu betejën me kompaninë spanjolle të riciklimit, Massi, që pretendonte se ngjashmëria në emra me futbollistin do ta dëmtonte atë.
Lojtari i Barcelonës aplikoi në vitin 2011 për ta regjistruar mbiemrin e tij si brend.
Por kundërshtimi nga kompania Massi, solli zvarritjen.
Gjykata Europiane e Drejtësisë, konkludoi se reputacioni dhe fama e yllit të futbollit do të ndihmojë që publiku ta ketë të lehtë të bëjë dallimin mes tij dhe firmës Massi.