fbpx

Sport

Messi: Marrëdhënia me Griezmann dhe dëshira për të rikthyer Neymar






               Publikuar në : 17:46 - 09/10/19 |
mapo.alm

Spekulimet që Lionel Messi ishte kundër transferimit të Antoine Griezmann te Barcelona kanë qenë të shumta. Madje, është thënë dhe se argjentinasi kërkonte me çdo kusht rikthimin e Neymar. Lidhur me këto zëra, vetë Messi ka folur në një intervistë për “RAC1”, ku ka sqaruar gjithçka mbi këtë çështje.


Griezmann“Nuk është e lehtë të luash te Barcelona. Kushdo që nuk e ka jetuar filozofinë e këtij klubi dhe nuk e di metodën e punës këtu, e ka të vështirë. Ne luajmë në një mënyrë shumë të ndryshme. Sidoqoftë, nuk kemi dyshim se ai do të përshtatet, sepse është inteligjent”.



Messi ishte kundër transferimit të Griezmann“Kjo është një gënjeshtër. E thashë edhe vitin e kaluar se është një nga më të mirët dhe lojtarët si ai janë gjithmonë të mirëpritur te Barcelona. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me të”.

Neymar – “Po, kam dashur që Neymar të rikthehet. Është një nga më të mirët në botë. Duke e pasur atë në skuadër, shtohen mundësitë për të fituar gjithçka”.

Largimi i Neymar nga Barcelona“Duke e njohur Neymar mendimi im është se, pasi u largua nga Barcelona, ai e kuptoi dhe vetë se kishte gabuar dhe se kishte marrë një vendim të keq.”


Etiketa: , , ,

Pas