Sport

Messi për CR: S’jemi miq! Neymar? S’jam mërzitur që s’erdhi te Barça






               Publikuar në : 11:43 - 12/09/19 |
mapo.al

Në një intervistë për të përditshmen “Sport”, Leo Messi foli për të ardhmen e tij te klubi katalanas, duke thënë se aty ndihet mirë dhe se nuk ka ndërmend të largohet. Nuk i intereson kontrata, por gjendja fizike dhe dëshira për t’u përfshirë në një projekt të ri fitues.

Ndër të tjera “pleshti” foli edhe për transferimin e Neymar te Barcelona si dhe “ftesën” e Cristiano Ronaldos për një darkë.

“Neymar? Nuk e di nëse klubi ka bërë më të vërtetë të pamundurën për ta rikthyer. Këtë çështje e kam ndjekur nga gazetat dhe nuk është shumë e qartë. Në dhomat e zhveshjes nuk i diskutojmë këto gjëra, thjeshtë japim ndonjë mendim, un nuk komandoj, un luaj futboll. Nuk jam i mërzitur që nuk u rikthye, por do të më bëhej qejfi nëse do ishim bashkuar”.

“Me Ronaldon nuk jemi miq pasi nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshje, por në mbrëmjet gala takohemi gjithmonë, flasim dhe nuk kemi probleme. Në ceremoninë e fundit, kishim më shumë kohë dhe kemi folur më shumë. Nuk e di nëse një ditë do të takohemi për të drekuar pasi të dy jemi shumë të angazhuar, por nuk kam asnjë problem për të pranuar ftesën e tij”.



Etiketa: , ,

Pas