Sport

Messi tërbon tifozët/ 25 raste për gol, por mbyllet 0-0














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 20/02/19 |
mapo.al

Një kontraditë e madhe mes statistikave dhe rezultatit final të ndeshjes Lyon-Barcelona.






25 raste për gol, 5 gjuajtje në kuadrat, 64% zotërim i topit, 5 korne, 24 krosime drejt zonës për katalanasit, por ndeshja mbyllet me rrjeta të paprekura.


Megjithatë nuk është habi, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Nga ana tjetër edhe Lyon nuk mbeti mbrapa.










5 raste për gol dhe 2 goditje në kuadrat rrezkuan portën e spanjollëve dhe nëse nuk do të ishte për atë zgjatje të Ter Stegen rezultati mund të ishte ndryshe.



Me atë çka ndodhi në fushë, rastet e shumta që u krijuan dhe spektakli që dhuruan skuadrat, mund të themi që ishte një rezultat i padrejtë për tifozët e të dyja palëve.

Rastin më të pastër në fraksionin e parë e kishte Terrier i cili lëshoi një silurë të vërtetë nga distanca me portierin gjerman që devijojë mjaftueshëm topin për ta dërguar në traversë.

Spanjollët provuan në çdo formë për të zhbllokuar shifrat, në fund morën vetëm një barazim pa gola të cilin e ka të vështirë ta shpjegojë trajneri Erensto Valverde: “Në nivelin e lojës ishim mirë, të shkëlqyer edhe në impenjim por rezultati nuk me kënaq aspak. Prodhuam shumë, 25 raste, më të vërtetë nuk e di si ta shpjegoj”.

1


Etiketa: , , ,

Pas