Taulant Balla ka lëshuar sërish tone retorike dhe propagande për mësuesit dhe reformat e mëdha që ka bërë Rilindja në arsim, pas mbledhjes të atij që u quajt Shtabi Qendror i PS-së, për zgjedhjet.
Por Balla është pyetur nga gazetarët, lidhur me videon e përgjimeve të dosjes së famshme 184, ku del se Pjerin Ndreu, dhe i besuari i Ramës për ato zgjedhje, Arben Keshi, i kërcënojnë mësuesit me vendin e punës nëse nuk deklarojnë votën hapur.
Pas fjalëve propagandasitike, Balla u pyet për këtë fakt të rëndë të sjelljes së rilindjes me mësuesit, por u shmang, nuk dha asnjë përgjigje.
Balla ka vlerësuar punën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe u shpreh se ai nuk është shmangur nga kryeministri, teksa nuk u caktua drejtues politik në Qarkun e Lezhës.