Sherri në orët e mësimit në një gjimnaz në Tiranë ka bërë që mësuesja dhe drejtori i shkollës të përfundojnë në polici.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije shtetasja me inicialet V.P, mësuese dhe shtetasi P.O. drejtor i shkollës, janë paraqitur në ambientet e policisë dhe kanë bërë denoncimet e tyre përkatëse pas konflikteve që kishin për punën. Deri më tani nuk dihen ende detaje rreth sherrit të tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit V.P dhe P.O, vjeç 46 e 43, banues në Tiranë e Paskuqan, me detyrë mësuese dhe drejtor në një shkollë të mesme, pasi dyshohet se kanë bërë kallëzim për njëri- tjetrin, pas një konflikti për punën.