Aktualitet

Meta: 5 qershori, e vetmja marrëveshje që njoh, listat 100% të hapura








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 18/09/20 |
mapo.al

Ilir Meta ka përsëritur thirrjen drejtuar aktorëve politikë që të mos devijojnë nga marrëveshja e 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.


Kreu i shtetit akuzoi mazhorancën se po përdor listat e hapura si sebep për të prishur marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik tre muaj më parë.


Duke përshëndetur angazhimin e opozitës për hapjen 100% të listave, Meta shtoi se nëse mazhoranca dëshiron të garojë në zgjedhje me lista të mbyllura le ta bëjë por të mos pengojë partitë e tjera për hapjen e tyre.


“I ftoj të gjithë aktorët politikë ti qëndrojnë marrëveshjes së arritur me aq mund të 5 qershorit, të mos devijonë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje, të mos përdorin gjoja sebepin e listave të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën e cila ka qenë e gatshme për hapjen e listave 100% dhe mendoj se është në dinjitetin e të gjithë forcave politike ta bëjnë këtë gjë në mënyrë që qytetarët të zgjedhin edhe deputetë brenda forcave politike meqenëse partitë shqiptare kanë kohë që nuk bëjnë zgjedhje brenda tyre. Nëse mazhoranca nuk dëshiron ti hapë listat le ti bëjë të mbyllura por nuk ka pse pengon forcat e tjera politike. Në rast se do të kemi një shkelje të njëanshme sikurse është vepruar dhe me ndryshimet kushtetuese që u bë në mënyrën më antikushtetuese është e qartë se kemi tentativë për grusht shtetit dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, është më i madh grushti i popullit se grushti i shtetit”, u shpreh Meta.




Etiketa: , ,

Pas