Aktualitet

Meta akuza të forta kundër Kuvendit: Preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 24/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka komentuar dy vendimet e Kuvendit ditën e djeshme. Meta përshëndeti vendimin e Kuvendit për miratimin e dekretit të tij për betimin e gjyqtarëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Më tej kreu i shtetit hodhi akzua të forta, duke e quajtur Kuvendin një partiak në rastin e rrëzimit e dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të SPAK.


Meta deklaroi se Kuvendi dje përmes këtij ligji, i ka hequr kompetencën presidentit për të pranuar betimin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të SPAK.


“Kuvendi ditën e djeshme mori një vendim që është në kundërshti të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.


Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanëshme, të shëmtuar dhe të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi të miratuara me konsensus dhe veproi krejt ndryshe nga çfarë rekomandoi Komisioni i Venecias.

Përmes këtij ligji Kuvendi i hoqi kompetencën Presidentit të republikës për të pranuar betimin e gjyqtarit të Gjykatës së lartë dhe të Prokurorit të Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion. Përmes këtij ligji, ky Kuvend njëpartiak i ndau gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori.”-tha Meta.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas