Kryesore

Meta-ambasadorit të ri të OSBE: Forconi rolin për reformat dhe zgjedhjet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:09 - 18/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ku mes të tjerash e ka uruar për mandatin e saponisur në Shqipëri.



Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se gjatë takimit është shprehur se kërkuar “Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit”.


Postimi i Metës
Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj, në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.




Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.



Lexo edhe :  “Ndal largimit të trurit!" - Meta: Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim


 

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas