Presidenti Ilir Meta ia kë bërë thirrje qeverisë të marrë masa për rritjen e borxhit publik.
Gjatë një knference për mediat, Meta u shpreh se nëse nuk ka një reagim të menjëhershëm nga institcuionet, në vitet në vijim mund të prekemi nga një krizë serioze.
“Qëllimi kryesor i këtij komunikimi ka të bëjë me shqetësimet e vazhdueshme gjatë këtyre viteve lidhur me përkeqësimin e situatës me borxhin dhe mungesën e transparencës. Niveli i borxhit në vitet në vazhdim mund të shkaktojë një krizë serioze. Të merren masat të menjëhershme parandaluese për uljen e tij. Vlera reale e borxhit në fund të vitit mund të arrijë në nivelin 84% të prodhimit të brendshëm bruto”, tha Meta.
Më tej ai kërkoi edhe një vlerësim real dhe transparent nga institucionet financiare dhe Kuvendi, si dhe një analizë të ndikimit të borxhit në qëndrueshmërinë e financave publike.