Aktualitet

Meta, Basha dhe Haradinaj bashkë në shugurimin ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 15/09/20 |
mapo.al

Shugurimi i Imzot Arjan Dodajt ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha,  liderin e AKK-së Ramush Haradinaj, ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe zv/kryeministrin Erion Braçe.


Meta u shpreh se në këtë ditë shugurimi të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit, lutet për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore. Ai gjithashtu tha se e vlerëson mesazhin e Imzot George Frendo, se politika duhet të marrë shembull dhe të zbatojë porositë e udhëheqësve fetarë të vendit.


<
>
WhatsApp Image 2020-09-15 at 15.34.36 (1) WhatsApp Image 2020-09-15 at 15.34.36

“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën dhe ceremoninë e rëndësishme fetare të shugurimit ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit. Me urimet e ngrohta për suksese në misionin e tij hyjnor, të përhapjes së porosive të Zotit dhe mësimeve të shenjta, u bashkohem lutjeve të besimtarëve për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore.


Vlerësoj mesazhin e mençur të Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë. Politika të marrë shembull dhe të verë në jetë porositë e udhëheqësve tanë të ndritur fetarë!”-tha Ilir Meta.



Etiketa: , , ,

Pas