Aktualitet

Meta-Basha, fiksohet takimi për të martën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 17/11/19 |
ro ot

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për një takim lidhur me krizën që po kalon vendi. Takimi mes Metës dhe Bashës është vendosur të mbahet ditën e martë, ora 09:00.






Edhe krerët e partive të tjera opozitare  i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta, i cili kërkon që takimi të mbahet mundësisht përpara ditës së mërkurë.


Por në takim, kreu i shteti ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon sipas tij izolimin e vendit.







Presidenti Meta dhe mazhoranca qeverisëse u përplasen së fundmi për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.




Të hënën kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të depozitojë në prokurori kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për dy vepra penale; atë të shpërdorimit të detyrës, si dhe përvetësim titulli apo detyrës shtetërore.



 

Lexo edhe:

Kriza në Kushtetuese/ Basha pranon ftesën e Metës

1


Etiketa: , , ,

Pas