Aktualitet

Meta: Becchetti si kapriço e Ramës, SPAK të hetojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 02/04/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin mbi humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.





Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se e ka paralajmëruar prej kohësh qeverinë që të hiqte dorë nga arroganca dhe të tërhiqej nga vendimet abuzive. Meta theksoi se vetëm për tekat dhe kapriçot personale të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.


Mes të tjerash Meta i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.




Stusi nga Ilir Meta:


E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Lexo edhe :  Plagoset demokrati në zyrën e PD, Basha: Të dielën marrin përgjigjen me votë

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.

LEXO EDHE:

Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas