Presidenti Ilir Meta reagoi sërish për protestën e opozitës, duke bërë thirrje për qetësi.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët,” thuhet në reagim.
“Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkroi më herët kreu i Shtetit.
Turma e protestuesve ka rrethuar parlamentin dhe protestuesit po hedhin vazhdimisht mjete piroteknike drejt godinës dhe policisë.
I gjithë oborri i parlamentit duket në flakë dhe i mbuluar nga tymi.